Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fotografitë që tregojnë mizorinë në Bucha të Ukrainës

Të shtunën bota ka parë se si ushtarët ukrainas i tërhiqnin trupat me kabllo nga distanca, nga frika se ushtarët rusë kishin vendosur mjete shpërthyese në trupat e civilëve të vrarë. Banorët e Buchas kanë thënë se të vdekurit ishin civilë që u vranë pa asnjë provokim. Bëhet fjalë për më shumë se 300 civilë.

Agjencia prestigjioze e lajmeve, Associated Press, nëpërmjet fotografive të publikuara të mërkurën ka dëshmuar tmerrin që ka ngjarë në Bucha. Trupa me duar të lidhura, plagë në kokë e shumë shenja torture...

Masakra në Bucha ndodhi në kohën kur autoritetet ruse janë tërhequr nga periferia e Kievit.

KUJDES! Fotografitë e AP-së kanë përmbajtje të rëndë!

{gallery}