Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Foshnjat e braktisura ukrainase

Në një spital të Kievit është reparti i foshnjave të lindura nga nënat surrogate. Që kur ka nisur lufta, shumicën prej të sapolindurve prindërit nuk kanë shkuar për t’i marrë. Për to tani po kujdesen infermieret

Kiev, 20 mars (AP) - Më shumë se 20 foshnja të sapolindura po presin prindërit e tyre surrogatë që të vijnë për t’i marrë në Kiev.

Ato tani për tani janë nën përkujdesjen e infermiereve që punojnë aty.

Disa prej foshnjave kanë lindur pak ditë më parë. Prindërit ose nuk kanë mundur të udhëtojnë, ose nuk dëshirojnë të rrezikojnë jetën për foshnjat në Ukrainën e shkatërruar nga lufta.

Bebet varen krejtësisht nga infermieret. Ato kujdesen sikur të ishin të tyre. Krejt bashkë janë të strehuar në bodrumin e një objekti, lokacioni i të cilit mbetet i fshehtë për shkak të sigurisë së tyre. Kështu kanë kërkuar infermieret.

Infermierja Lydmila Yashchenko, 51-vjeçare, thotë se do të qëndrojë me foshnjat derisa të vijnë prindërit e tyre.

Edhe Lindje nën tokë, nën bombardime: Të sjellësh në jetë një fëmijë në Ukrainë Botë 2 j. më parë Lindje nën tokë, nën bombardime: Të sjellësh në jetë një fëmijë në Ukrainë

“Të gjithë ne këtu po kujdesemi për të sapolindurit, sepse prindërit nuk mund të vijnë e t’i marrin fëmijët e tyre. Do të qëndrojmë deri në kohën kur prindërit do të mund të vijnë dhe t’i marrin”, ka deklaruar ajo.

Disa prindër janë evropianë. Të tjerët janë nga Amerika Latine dhe Kina. Që kur ka nisur lufta pak prej tyre kanë ardhur t’i marrin fëmijët.

Teksa dëgjohet zhurma e bombardimeve deri në bodrum, infermierja thotë se janë bërë pengje të rrethanave.

Disa prej infermiereve kanë ardhur në punë dhe kurrë më nuk janë larguar. Natyrisht, për shkak të luftës.

“Dhomat janë të mira dhe ka rehati për bebet. Këtu është e sigurt për to dhe për infermieret. Tani jemi duke qëndruar këtu në bodrum për të ruajtur jetët tona dhe të bebeve. Jemi fshehur nga bombardimet, por kjo është gjendje e tmerrshme”, ka theksuar Yashchenko.

Infermieret vijnë nga qytetet përreth Kievit, siç janë Bucha ose Irpini. Në këto dy qytete ukrainasit u kanë rezistuar përpjekjeve ruse që të rrethojnë qytetin.

Edhe vetë janë nëna. Ashtu siç do të donin të ishin afër fëmijëve të tyre, infermieret janë të frikësuara të dalin. I mundon mendimi se nuk do të mund të kthehen për t’u kujdesur për foshnjat.

Edhe Qindra fëmijë ukrainas u evakuuan në Itali. Tani Kievi po lufton për t’i rikthyer Botë 1 muaj më parë Qindra fëmijë ukrainas u evakuuan në Itali. Tani Kievi po lufton për t’i rikthyer

“Qëndrojmë këtu tash e një muaj. Jemi këtu 24 orë në ditë. Dalim pak sa për t’u freskuar pak minuta dhe kthehemi, sepse fëmijët duan kujdesin tonë vazhdimisht. Flemë në këto kushte, por pothuajse nuk flemë fare, punojmë vazhdimisht”, ka shtuar ajo.

Në shumicën e rasteve fëmijët e infermiereve nuk janë as në shtëpi. Tani janë në vijën e frontit.

Djemtë 30 dhe 22-vjeçar të infermieres Lydmila janë duke luftuar për Ukrainën.

Ajo nuk e tregon numrin e saktë të prindërve që kanë ardhur për t’i marrë foshnjat, sa prej tyre janë duke pritur prindërit, apo edhe sa nëna pritet të lindin në ditët dhe muajt e ardhshëm.

Ajo me koleget e veta thonë se pediatri vjen çdo ditë për të kontrolluar shëndetin e bebeve.

Me bindje thonë se ka ushqim të mjaftueshëm dhe kanë bërë gjithçka që bebet të kenë ambient të qetë.

Krejt çka mund të bëjnë është të shpresojnë se kjo nuk do të zgjasë shumë.

Edhe Si po i përgatit Rusia fëmijët ukrainas që të luftojnë për të Botë 10 muaj më parë Si po i përgatit Rusia fëmijët ukrainas që të luftojnë për të

Se prindërit do të kthehen, ashtu siç presin që edhe nënat e tjera surrogate të lindin me kohë dhe që lufta të përfundojë shpejt.

 

 
Foshnjat e braktisura ukrainase https://bit.ly/3ucet02 ?

Foshnjat e braktisura ukrainase https://bit.ly/3ucet02 ?

Posted by Rreth Botës-KTV on Sunday, March 20, 2022