Forcat izraelite kanë qëlluar me predha artilerie në Libanin jugor, pasi një raketë është lëshuar nga Libani në zonë të hapur përtej kufirit, raportoi “Al Jazeera” të hënën.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka njoftuar se forcat e artilerisë bombarduan zonat e hapura në Libanin jugor prej nga erdhi raketa, si dhe një objektiv infrastrukturor.
Nuk raportohet për të lënduar apo viktima në të dyja anët e kufirit.
Sipas mediave libaneze, forcat paqeruajtëse të OKB-së (UNIFIL) në jug të vendit kanë lëshuar sirenat përgjatë kufirit, ndërsa ushtria libaneze ka vendosur trupa.
Shefi i Misionit të UNIFIL-it, komandanti Aroldo Lazaro ka bërë thirrje për përmbajtje.
Ende nuk dihet se cili grup në Liban qëndron pas sulmit me raketa.
Edhe
Përshkallëzon situata në Lindjen e Mesme, Izraeli i kundërpërgjigjet Hezbollahut
Incidenti ka ndodhur në kohën kur tensionet janë ndezur në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, pasi forcat izraelite bastisën kompleksin Al-Aksa që përfshin edhe xhamin me të njëjti emër, disa herë gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, duke shkaktuar protesta në të gjithë territoret palestineze.
Në dy javët e fundit janë vrarë 16 palestinezë dhe tre izraelitë.