Botë

Ushtria izraelite thotë se Libani e sulmoi me raketa

Rreth 40 raketa janë hedhur nga Libani në veri të Izraelit të shtunën, ka thënë ushtria izraelite.

Sirenat alarmuese janë lëshuar në veri dhe raketat më vonë kaluar në zonën Meron, kanë deklaruar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, IDF.

Nuk raportohet për të lënduar. Raketa apo dronë të tjerë nuk u hodhën në pjesë të tjera të Izraelit.

IDF-ja ka thënë se ka sulmuar një “skuadër terroriste” në territorin libanez që mori pjesë në sulm.