Ushtria e Izraelit ka thënë se ka goditur shënjestrat në afërsi të Sidonit në jug të Libanit të hënën, raporton “BBC”.
Videot e shpërndara në rrjetet sociale kanë shfaqur një shpërthim masiv në qytetin Ghaziyev, rreth 30 kilometra nga kufiri me Izraelin.
Zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit ka thënë se sulmet goditën një depo të armëve dhe se ishte reagim ndaj një sulmi me dron nga grupi militant Hezbollah në territorin izraelit.
Nuk ka pasur raportime të menjëhershme për viktima.
Izraeli dhe Hezbollhau janë duke shkëmbyer sulme vdekjeprurëse ndërkufitare, dhe atë në baza ditore, që nga fillimi i luftës mes Izraelit e Hamasit më 7 tetor.
Artikuj të ngjashëm