Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara thotë se forcat irakiane, në koordinimin me forcat siriane që mbështeten nga SHBA-ja, kanë arrestuar pesë zyrtarë të lartë grupit militant, Shteti Islamik (ISIS).
Në një deklaratë të publikuar sot, zëdhënësi i koalicionit, koloneli Ryan Dillon i ka quajtur këto arrestime si “goditja e madhe ndaj Daesh-it”, duke iu referuar grupit ekstremist me akronimin arab.
Militantët e ISIS-it nuk kanë më nën kontroll pjesë të rëndësishme brenda Irakut, por vazhdojnë të kenë nën kontroll disa territore brenda Sirisë, që gjenden përgjatë kufirit irakian.
Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja mbështetë forcat irakiane në terren dhe luftëtarët sirianë, të njohur si Forcat Demokratike Siriane, në luftën e tyre kundër ISIS-it.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shkruar në Twitter, ku ka thënë se të arrestuarit janë liderët “më të kërkuar” të ISIS-it.
Five Most Wanted leaders of ISIS just captured!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) May 10, 2018
Në deklaratën e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, nuk janë bërë publik emrat e personave të arrestuar.
-
SHBA-ja tërheq komplet forcat e saj nga Iraku në shtator
-
Turqia arreston mbi 200 të dyshuar për lidhje me grupe ekstremiste para samitit të NATO-s
-
Udhëheqësi i lartë i ISIS-it vritet nga forcat amerikane dhe nigeriane
-
Ushtari amerikan i zhdukur në Iran shpëtohet nga forcat amerikane
-
Irani paralajmëron për sulme “më të gjera” pas kërcënimeve të Trumpit