Së paku katër persona janë arrestuar në lindje të Republikës Demokratike të Kongos gjatë një proteste të organizuar prej lëvizjeve qytetare, grupeve rinore dhe anëtarëve të shoqërisë civile kongoleze.
Policia e Kongos ka përdorur gazin lotsjellës dhe plumbat e gomës për të shpërndarë demonstruesit, të cilët kanë protestuar kundër mungesës së sigurisë. Disa prej aktivistëve ia kanë dalë t’i shpëtojnë arrestimit. Megjithatë ata janë tronditur me represionin e policisë ndaj protestuesve paqësorë.
Demonstratat u organizuan edhe kundër vrasjeve së disa të rinjve gjatë kohës së shtetrrethimit. Edhe një aktivist tjetër ka thënë se është habitur me kundërpërgjigjen e ashpër të forcës policore kombëtare.
-
Shpërthejnë sërish protestat në Kenia, policia gjuan me gaz lotsjellës
-
Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Kolumbi
-
10 të vdekur nga protestat anti-OKB në DR Kongo
-
Së paku 20 të arrestuar në protestat kundër masave anti-COVID në Luksemburg
-
Protestat kundër varfërisë dhe pabarazisë rinisin në Kolumbi