Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Forcat e Irakut futen në Aeroportin e Mosulit

Forcat irakiane të sigurisë kanë sulmuar aeroportin e Mosulit, në përpjekje për të rikthyer kontrollin e qytetit nga grupi militant Shteti Islamik.

Policia ushtarake ka hyrë në aeroport dhe ka marrë përsipër një pistë, porse është sulmuar rëndë nga militantët që ndodheshin brenda ndërtesës së aeroportit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëdhënësi i Shërbimit Anti-Terrorizëm, Sabah al-Numan, siç transmeton rel, tha se është çështje kohe derisa të merret kontrolli i plotë i aeroportit.

Trupa të huaja nga koalicioni që udhëheq SHBA-ja janë me trupat sulmuese, thanë zyrtarët, por nuk e specifikuan kombësinë e tyre.

Forcat ushtarake po ashtu kanë sulmuar një kamp ushtarak pranë aeroportit, tha televizioni shtetëror.

Aeroporti dhe baza al-Ghazlani janë në rrethina të Mosulit, në anën perëndimore të Lumit Tigër.

Forcat irakiane tashmë i kanë dëbuar militantët islamikë nga ana lindore e qytetit.

Mbi 160,000 njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre në dhe përreth qytetit.

Mosuli ka rënë nën kontrollin e Shtetit Islamik qysh në vitin 2014.