Departamenti i Shëndetit i Floridës ka lëshuar këshillë mbarëkombëtare për sëmundjen e shkaktuar nga mushkonjat pasi katër raste të kontraktuara të malaries u raportuan përgjatë bregut të Gjirit në jug të Tampa.
Një alarm shëndetësor i lëshuar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve gjithashtu vuri në dukje se një rast tjetër është zbuluar në Teksas, duke shënuar herën e parë që ka pasur përhapje lokale të malaries në Shtetet e Bashkuara në 20 vjet.
Katër banorë në qytetin Sarasota morën trajtim dhe janë shëruar, sipas këshillimit të Departamentit të Shëndetit të shtetit.
Malaria, e shkaktuar nga një parazit që përhapet përmes pickimeve të mushkonjave Anopheles, shkakton ethe, djersitje, të vjella e dhimbje koke. / AP
-
Rastet me malaria shkaktojnë alarm në SHBA
-
Virusi shumë i rrallë i përhapur nga mushkonjat po i shtyn qytetet në SHBA t’i mbyllin parqet
-
Dita Botërore e Mushkonjave
-
Vdes personi i tretë nga malaria që ka shpërthyer në zonën rreth Aeroportit të Frankfurtit
-
Zyrtarët amerikanë identifikojnë shkaktarin e mundshëm të helmimit nga ushqimi