Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Florida në pritje të goditjes nga zemërimi i uraganit ‘Dorian’

Stuhia, tashmë e kategorisë 4, ë është "jashtëzakonisht e rrezikshme" dhe "Mund të jetë shkatërruese," - ka paralajmëruar presidenti Donald Trump. Shteti i Floridas është vënë i gjithin në alarm pasi trajektorja e uraganit nuk mund të parashikohet me saktësi.

Në SHBA, uragani Dorian, i cili tashmë është forcuar në një stuhi të kategorisë 4 me erëra që kanë arritur shpejtësinë 130 km/orë, po largohet nga brigjet e Bahamas dhe po drejtohet për në Florida, ku prej disa ditësh kanë nisur evakuimet, transmeton Shqiptarja raportimin e mediave amerikane.

Në pritje në zemërimit të stuhive, banorët janë furnizuar me ushqime dhe ujë, të cilat po bëhen gjithnjë e më të pakta.

Shumë stacione karburanti janë mbyllur.

Kompanitë e energjisë elektrike kanë dërguar në terren përforcime për t’i bërë ball ndërprerjeve të mundshme.

Edhe Uragani Dorian shndërrohet në stuhinë më të fortë të të gjithë kohërave Botë Uragani Dorian shndërrohet në stuhinë më të fortë të të gjithë kohërave

Aeroporti ndërkombëtar i Orlando ka ndërprerë të gjitha fluturimet.

Mjaftë universitete kanë pezulluar mësimin dhe do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri të martën.

Edhe dy termocentralet bërthamore po përgatiten të mbyllen nëse konfirmohet se stuhia do t'i kërcënojë.

Nga ana e autoriteteve lokale, mendohet se dëmet e mundshme të shkaktuara mund të vlerësohen nga 18 deri 20 miliardë dollarë.

Edhe Uragani shkatërrues “Dorian” pritet të godasë Florida Botë Uragani shkatërrues “Dorian” pritet të godasë Florida

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili dje anuloj një vizitë zyrtare në Poloni, po mban kontakte të drejtpërdrejta me autoritetet lokale dhe po ndjek zhvillimet nga Camp David. Ai i ka paralajmëruar banorët të jenë të vetëdijshëm pasi Dorian ‘mund të jetë shkatërrues’.

Sipas ekspertëve, të cilët kanë frikë se Florida do të jetë për disa ditë nën pushtetin e stuhive, Dorian është potencialisht një nga uraganet e llojit ‘më të keq’, i atyre që ‘qëndrojnë për shumë kohë mbi zonat metropolitane’.