Uragani “Dorian” është shndërruar në stuhi të kategorisë së pestë dhe pritet të godasë ishujt Bahamas me erëra shkatërruese e reshje të fuqishme.
Qendra Kombëtare Amerikane për Uragane ka bërë të ditur se stuhia “ekstremisht e rrezikshme” do të godasë ishujt të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBanorët e një pjese të Bahamas janë evakuuar. Stuhia mund të jetë e lartë deri 4.6 metra, kanë paralajmëruar zyrtarët.
Autoritetet kanë mbyllur disa aeroporte, ndërsa aeroporti kryesor mbetet i hapur, transmeton Koha.net.
Shpejtësia e erërave sot ka arritur në 260 kilometra për orë. Kategoria e pestë, sipas CNN-it, është e rrezikshme aq sa të shkatërrojë edhe ndërtesa.