Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fleckenstein: Të hapen negociatat me Shqipërinë, kushtet janë plotësuar

Këshilli Evropian do të vendosë pas pak ditësh nëse do të hapë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë apo jo.

Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, tha se kushtet për hapjen e bisedimeve janë plotësuar nga Tirana.

“Në Shqipëri ka pasur progres të qartë dhe çështjet sa i takon sundimit të ligjit po shkojnë në drejtimin e duhur dhe ndoshta edhe më mirë se në disa vende brenda Bashkimit Evropian. Prandaj, ne duhet të hapim bisedimet e anëtarësimit me këtë vend”, apeloi ai në PE.

Një tjetër thirrje për Këshillin Evropian kishte edhe për Kosovën.

“Të mos harrojmë që kriteret për liberalizimin e vizave janë plotësuar tashmë”, u shpreh Fleckenstein.

Edhe Fleckenstein thotë se kanë nisur diskutimet mes tre institucioneve evropiane për liberalizim vizash Arbëri Fleckenstein thotë se kanë nisur diskutimet mes tre institucioneve evropiane për liberalizim vizash

Eurodeputeti gjerman kërkoi gjithashtu edhe hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe avancimin e tyre në kapitujt e tjerë për rastin e Serbisë dhe Malit të Zi.

“Duhet të dërgojmë në Ballkanin Perëndimor një sinjal të qartë se cila është qasja jonë për këtë rajon”, tha ai.