Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hahn: Në verë pritet të hapen negociatat me Shqipërinë

Komisioneri Johanes Hahn është shprehur se KE do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Sipas tij negociatat ka shumë mundësi që të hapen në verë, ndërsa vlerësoi arritjet e qeverisë shqiptare.

“Komisioni i BE së shpejti do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ka shumë të ngjarë deri në verë të hapin negociatat me Shqipërinë” tha për Deutsche Welle komisioneri i zgjerimit Hahn.

Ai theksoi se njerëzit në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor meritojnë një perspektivë europiane.