Doktori nga Kongo, Denis Muwege, dhe Nadia Murad, aktiviste nga Iraku kanë bërë thirrje për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë kohës së luftës, pasi pranuan çmimet Nobel për paqe në Oslo të Norvegjisë.
“Unë u bëj thirrje shteteve të mbështesin iniciativën për të krijuar një fond global për dëmshpërblimet për viktimat e dhunës seksuale në konfliktet e armatosura. Vajzat e reja në krye të jetës shiten, blihen, mbahen robër dhe përdhunohen çdo ditë”, ka thënë Murad.
Ajo është mbrojtëse e minoritetit Jazidi në Irak si dhe e të drejtave të grave dhe refugjatëve në përgjithësi. Ajo ishte dhunuar dhe skllavëruar nga Shteti Islamik në Mosul më 2014, raporton rel.
Mukwege, gjinekolog që trajton viktimat e dhunës seksuale në Republikën Demokrate të Kongos, drejton spitalin Panzi në qytetin lindor Bukavu. Spitali i hapur më 1999, pranon mijëra gra çdo vit që kërkojnë intervenime pas dhunës seksuale.
-
Gjinekologu dhe mbijetuesja e dhunës seksuale laureatë të Nobelit për Paqe
-
Kosnett kujton viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës
-
Nobelistja e Paqes do të ndërtojë spital për viktimat e dhunës seksuale
- Mos i gjyko, por nderoji dhe përqafoji!
-
Nobelistja irakiane pritet nga krerët shtetëror: Ndër zërat më të fuqishëm në botë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës