Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikte, ambsadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se nderon të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, dhe ata që kërkojnë drejtësi për këta persona në Kosovë dhe gjithë botën.
Sipas organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të kësaj kategorie, në Kosovë janë rreth 20 mijë viktima të dhunimit gjatë luftës së vitit 1999.
Today, on International Day for the Elimination of Sexual Violence in Conflict, we recognize the survivors of wartime sexual violence and all those working to seek justice for survivors in #Kosovo and around the world. #EndRapeinWar
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) June 19, 2019
Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të këtyre personave deri më tani ka pranuar mbi 968 aplikacione nga persona që pretendojnë se janë viktima të dhunës seksuale.
Një vit më parë, gjinekologu Denis Mukwege, që trajton viktimat e dhunës seksuale në Kongo dhe Nadia Murad, aktiviste jazidi për të drejtat e njeriut dhe e mbijetuar e skllavërisë seksuale nga grupi militant, Shteti Islamik në Irak, kanë qenë fitues të çmimit Nobel për Paqe.
Komiteti norvegjez i Nobelit ka thënë të ketë ndarë çmimin për shkak të kontributit të tyre për t'i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale si armë e luftës.
-
Kosnett e porosit qeverinë e ardhshme t’i trajtojë dinjitetshëm të mbijetuarit e luftës së fundit
-
Mukwege: Mosndëshkimi, porosi negative për viktimat e dhunës seksuale
-
Jahjaga thotë se pa adresimin e krimeve të luftës s’mund të arrihet paqja ndërmjet Kosovës e Serbisë
-
Fituesit e çmimit Nobel për paqe kërkojnë drejtësi për të dhunuarit në luftë
-
Mijëra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në pritje të drejtësisë