Qeveria finlandeze njoftoi sot se planifikon t'u ofrojë kompanive energjetike deri në 10 miliardë euro garanci në para për të siguruar likuiditet, pasi kompania ruse Gazprom pezulloi shpërndarjen e gazit Nord Stream për shkak, siç thuhet, një mosfunksionimi të premten.
“Programi i qeverisë është opsioni i fundit i financimit për kompanitë që përndryshe do të kërcënoheshin me falimentim”, tha kryeministrja Sanna Marin në një konferencë për shtyp, shkruan Reuters të dielen.
Marin tha se masat janë të nevojshme edhe në nivel të Bashkimit Evropian, me qëllim stabilizimin e funksionimit të derivateve dhe tregjeve të energjisë në tërësi.
Të shtunën edhe Suedia ka ofruar ndihmë për kompanitë e energjisë, në vlerë prej 23.2 miliardë dollarësh.
-
Putin: Jam i gatshëm ta furnizoj Evropën me gaz
-
Gjermania shtetëzon gjigantin e gazit “Uniper” për ta tejkaluar krizën me furnizim
-
Rusia kërcënon se nuk do të lëshojë gazin për Perëndimin deri në heqje të sanksioneve
-
Rusia do ta mbajë të mbyllur tubacionin kryesor të gazit për në BE
-
Rusia pezullon gazsjellësin Nord Stream 1 për një kohë të pacaktuar