Finlanda dhe Suedia pritet t’i bashkohen NATO-s gjatë kësaj vere, raportoi “The Times” të hënën, duke cituar zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas raportit, Washingtoni po merr masa që të zgjerojë aleancën ushtarake nga 30 në 32 anëtarë, pas sulmit rus në Ukrainë.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se anëtarësimi në NATO për dy vendet nordike ka qenë temë diskutimi gjatë takimit të mbajtur javën e kaluar midis ministrave të Jashtëm të aleancës, ku morën pjesë edhe këto dy vende.
Sipas zyrtarëve, presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë një gabim të madh strategjik me nisjen e luftës në Ukrainë, pasi nuk e ka menduar gatishmërinë e aleancës për t’u rritur.
Aplikimi i Finlandës pritet në qershor, ndërsa Suedia pritet të aplikojë më vonë, ndonëse ende nuk dihet se kur.
Në javët e fundit, disponimi i banorëve të këtyre vendeve, deri tash ushtarakisht neutrale, është rritur për anëtarësim në NATO.
-
Finlanda dhe Suedia do të kërkojnë qysh muajin tjetër t’i bashkohen NATO-s
-
Edhe Suedia mund të anëtarësohet në NATO në fillim të kësaj vere
-
NATO mund ta bëjë lëvizjen e madhe, ta anëtarësojë Finlandën dhe Suedinë
-
Finlanda dhe Suedia mund t’i bashkohen shumë shpejt NATO-s
-
Turqia voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO