Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Edhe Suedia mund të anëtarësohet në NATO në fillim të kësaj vere

Suedia është gati të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s që në fillim të kësaj vere.

Vendet evropiane që janë jashtë aleancës kanë filluar ta ndryshojnë politikën e tyre të mbrojtjes në përgjigje të agresionit rus kundër Ukrainës.

Liderët në Stokholm kanë vendosur, sipas raportimeve në mediat suedeze, dhe do të aplikojnë për anëtarësim në muajt e ardhshëm.

Kryeministrja Magdalena Andersson dhe liderët e tjerë të partisë kanë vendosur që "qëllimi i tyre është që Suedia të anëtarësohet në NATO në qershor të këtij viti", raportoi gazeta SVD.

Mund t'i hapë rrugën Finlandës, e cila kufizohet me Rusinë, të bëjë të njëjtën gjë, duke shkaktuar potencialisht një situatë të tensionuar në krahun lindor të kontinentit.