Finlanda dhe Suedia së shpejti mund t'i bashkohen NATO-s, lëvizje që ka të ngjarë ta zemërojnë Moskën.
Zyrtarë të NATO-s kanë thënë për CNN të shtunën se kjo lëvizje do të nënvizonte më tej gabimin strategjik të Rusisë në pushtimin e Ukrainës.
Sipas tyre, diskutimet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në bllok janë bërë jashtëzakonisht serioze që nga pushtimi i Rusisë, dhe zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së kanë thënë se çështja u diskutua në takimin e jashtëm të NATO-s të kësaj jave, ku morën pjesë ministrat e jashtëm nga Stokholmi dhe Helsinki.
Zyrtarët thanë se diskutimet nënvizojnë shkallën në të cilën pushtimi i Vladimir Putinit ka shërbyer vetëm për rigjallërimin dhe unifikimin e aleancës së NATO-s, që është e kundërta e qëllimeve të deklaruara të Putinit përpara fillimit të luftës.
Presidenti rus kishte kërkuar që NATO të ndalonte zgjerimin në lindje dhe pranimin e anëtarëve të rinj, duke akuzuar bllokun për kërcënimin e sigurisë ruse.
Në vend të kësaj, NATO ka rritur mbështetjen e saj për Ukrainën dhe po përgatitet të mirëpresë anëtarët e rinj.
-
NATO mund ta bëjë lëvizjen e madhe, ta anëtarësojë Finlandën dhe Suedinë
-
Anëtarësimi eventual i Suedisë dhe Finlandës, kthesë e madhe për NATO-n
-
Finlanda dhe Suedia pritet t'i bashkohen NATO-s në verë
-
Gjermania e bindur se Suedia do t’i bashkohet NATO-s
-
Stoltenberg: Bashkimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO është prioriteti kryesor