Autoritetet franceze kanë filluar hetimin e rastit të djeshëm, me ç’rast një person u qëllua për vdekje nga forcat e rendit, pasi ia kishte marrë armën një ushtareje në aeroportin “Orly”.
Sulmuesi i identifikuar si Zied Ben Belgacem, ishte i njohur për autoritetet franceze, pasi që më parë ishte dënuar për vjedhje dhe vepra të ndryshme penale për posedim të narkotikëve, transmeton KTV.
Prokurori i Parisit, Francois Molins, njoftoi se deri më tani janë arrestuar tre persona në lidhje me rastin, përkatësisht, babai, vëllai dhe një i afërm me sulmuesin, i cili tha se u takua me 39-vjeçarin një natë më parë.
Ndërkohë, aeroporti “ Orly” u rihap pas dira orëve, derisa gjendja e gatishmërisë në Paris vazhdon të jetë e lartë.