Njerëzit nga një fshat në ishullin Tanna në Vanuatu kanë festuar kurorëzimin e mbretit Charlesi III dhe kanë shprehur aleancën me mbretin e ri.
Ceremonia në ishullin e Oqeanisë është mbajtur në prezencë të diplomatit britanik, para të cilit u ngritën edhe flamujt britanikë.
Ai ka marrë pjesë në ceremoninë vendase të njohur si kava dhe përfaqësuesve të fshatit ua dorëzoi një fotografi në kornizë të mbretit të ri.
Në këtë ceremoni morën pjesë më shumë se pesë mijë persona.
Ishulli e cilëson babanë e Mbretit, Princin Philip si manifestim të udhëheqësit të lashtë luftarak dhe e nderojnë si hyjni.
Adhurimi ndaj Princit Philip nisi në vitin 1974 kur Princi dhe Mbretëresha Elizabetha II vizituan Vanuatun dhe princi ia dorëzoi ishullit një derrkuc të bardhë.