Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Festa në hije të metodave represive të stilit sovjetik

Rusia ka shënuar Ditën e flamurit kombëtar, duke shënuar njëherësh 30-vjetorin e përpjekjes së grusht-shtetit të mbështetësve të ashpër sovjetikë që do të paralajmëronte fundin e Bashkimit Sovjetik.

Aktivistët politikë dhe të drejtave të njeriut, të cilët ishin ngritur kundër puçit të vitit 1991, kanë ngritur flamurin në memorial në shenjë nderimi për protestuesit që kishin vdekur në zhvillimet e asaj dite. Aktivistët besojnë se vendi ka dështuar të heqë qafe prangat e të kaluarës autoritare dhe se tani po përdor metoda represive të stilit sovjetik kundër kujtdo që shpreh publikisht pakënaqësinë ndaj regjimit të presidentit Vladimir Putin.

Aktivisti Lev Ponomarev ka thënë se kthimi i regjimit autoritar përbën shkelje të vlerave të simboleve dhe historisë kombëtare. Ai ka thënë se flamuri duhet të shërbejë si shtytës për të luftuar për kthimin e këtyre vlerave. Putini njëherësh ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të ngritjes së flamurit në Parkun e Fitores në Moskë. Për Putinin, flamuri simbolizon pavarësinë dhe sovranitetin e Rusisë moderne.

Artikuj të ngjashëm