Të krishterët grekë kanë festuar në afërsi të Athinës Ditën e Shën Mërisë pavarësisht zonave të shkrumbuara përreth si pasojë e zjarreve të rrufeshme të ditëve të kaluara. Në rrethinën e kryeqytetit, njerëzit kanë rrëfyer për shkatërrimin e pronave dhe tokave të tyre nga zjarret. Ndërsa ati i kishës së rrethinës Krioneri ka thënë se vetëm mrekullia e ka shpëtuar faltoren nga zjarri.
Ai ka thënë se erëra ia kanë ndërruar drejtimin flakëve të zjarrit me t’u afruar te kisha. Megjithëse zjarret e përfshijnë çdo vit Greqinë, situata është përkeqësuar sivjet për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta dhe erërave të furishme. Zjarret e sivjetme kanë sfiduar edhe autoritetet lokale. Greqia kishte telash për të siguruar kapacitete të mjaftueshme në departamentet e zjarrfikësve për t’i luftuar flakët e rrëmbyeshme të zjarreve. 24 shtete evropiane dhe të Lindjes së Mesme ofruan ndihmë, përfshirë zjarrfikës, pajisje ajrore dhe makineri.
-
Zjarri në Greqi vihet nën kontroll, por erërat e forta shkaktojnë evakuime
-
Zjarri rrezikon shtëpitë në juglindje të Athinës
-
Zjarret vërshojnë Greqinë, autoritetet evakuojnë zonat afër kryeqytetit
-
Temperatura ekstreme e zjarre në Greqi, bëhet thirrje për mbrojtje të punëtorëve
-
Zjarre afër Athinës, urdhërohet evakuimi i banorëve