Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fermerët polakë bllokojnë autostradën, kundërshtojnë rregulloren mjedisore të BE-së

Fermerët polakë kanë përdorur traktorët e tyre për të bllokuar një autostradë kryesore në kufi me Gjermaninë të martën, si vazhdimësi e protestave kundër politikës bujqësore të Bashkimit Evropian dhe importeve pa taksa nga Ukraina.

Demonstrata në Sweicko, afër qytetit gjerman të Frankfurtit, ka detyruar autoritetet gjermane që të devijojnë trafikun nga autostrada pranë kufirit, duke bërë që deri në 18 mijë kamionë në ditë të gjejnë një rrugë tjetër alternative midis Berlinit dhe Varshavës.

Fermerët ukrainas janë lejuar të importojnë drithërat e tyre në BE pa taksa që nga viti 2022, gjë që fermerët polakë besojnë se ka shkaktuar një rënie të çmimeve.