Fëmijët palestinezë të cilët janë detyruar të ndërpresin shkollimin si shkak i luftës në Gaza, kanë protestuar të enjten pranë spitalit al-Aqsa në Deir al-Balah, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Protesta u organizua nga mësuesit e fëmijëve dhe ky lokacion u zgjodh për shkak të pranisë së vazhdueshme të mediave.
Fëmijët kanë mbajtur pankarta dhe kanë kënduar këngë duke kërkuar të drejtën e tyre për arsimim.
Rreth 80% e popullsisë së Gazës, duke përfshirë qindra mijëra fëmijë, janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre si pasojë e luftës.
Numri i të vdekurve në Gaza është rritur në më shumë se 34.500 njerëz, sipas autoriteteve lokale të shëndetësisë.
-
Dy vjet lufte të Izraelit vranë një fëmijë çdo 52 minuta në Gazë
-
Vriten nga sulmet izraelite 8 fëmijë që prisnin në radhë për ushqim në Gazë
-
10 të vrarë nga një sulm izraelit në një strehimore në Gazë
-
27 të vrarë, përfshirë 14 fëmijë, nga një sulm izraelit në një shkollë në Gazë
-
17 të vdekur nga një sulm izraelit mbi një shkollë në Gaza