Nga bombardimet izraelite kanë mbetur të vrarë mijëra fëmijë dhe shumë të plagosur. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë marrë për trajtim 1 mijë fëmijë të plagosur nga Gaza. Disa prej tyre janë të plagosur rëndë
Dyvjeçari Ahmed dal-Amasi ka një copë bombe në pjesën e majtë të kokës. Kjo copë ka goditur nervin optik dhe i ka shkaktuar dëme syrit të tij.
Ahmedi është në mesin e mijëra fëmijëve në Gaza që janë plagosur nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit.
Mirëpo ai është pak më me fat, sepse është larguar nga Gaza e rrethuar dhe do të trajtohet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Emiratet në fillim të muajit njoftuan se do të trajtonin 1 mijë fëmijë dhe familjet e tyre nga Gaza.
Grupi i parë i fëmijëve ka arritur të shtunën në Emiratet e Bashkuara, pasi kaluan kufirin Rafah për në Egjipt.
Edhe
Vdekje, zhvendosje dhe detyra ushtarake: fëmijët në krizë nga lufta në Lindjen e Mesme
Në mesin e fëmijëve që do të trajtohen është edhe 12-vjeçari Amr Janideh.
“Babai, xhaxhai dhe unë po ecnim në rrugë. Xhaxhai u vra, babai dhe unë jemi plagosur. Krejt papritur raketa goditi dhe humba ndjenjat, u zgjova dhe pashë veten në spital”, ka thënë ai.
Fëmijë me fasha në pjesë të ndryshme të trupit, me qetësi qëndrojnë në ulëset e aeroplanit. Nënat thonë se të gjithë janë të lodhur.
Mohammed Abu Tabikh është në mesin e fëmijëve të plagosur rëndë.
Edhe
Irani sulmon Izraelin dhe vendet e Gjirit, një i vdekur e dhjetëra të lënduar
“Kur u plagosa rashë në shok. Dhe pastaj nuk mund të lëvizja. Erdhi një automjet dhe na mori dhe na dërgoi në spital. Nga aty, falë Zotit, erdhëm në Emiratet e Bashkuara Arabe”.
Më shumë se 11 mijë e 400 palestinezë janë vrarë në luftë, dy të tretat prej tyre janë gra dhe të mitur. Më shumë se 2 mijë e 700 janë raportuar të zhdukur dhe besohet se janë varrosur nën rrënoja.