Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fëmijët në Indonezi mbledhin bërllok për të paguar internetin

Kur pandemia detyroi mbylljen e shkollave në Indonezi, pasqyroi gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej arsimimi i shtetit aziatik.

Miliona shtëpi ende nuk kishin qasje në internet, madje shumica e tyre nuk kishin pajisje teknologjike për t’u realizuar mësimi nga distanca, raporton KOHA.

Ama nxënësve u erdhën ide të ndryshme për të zgjidhur problemin, me të cilin nuk pati kohë të merrej shteti.

Në dy muajt e fundit, Dimas Putra, 15-vjeçar, së bashku me shokun e bankës kanë mbledhur plastikë nëpër Xhakarta për ta shkëmbyer me qasje në internetin e qytetit.

Pa internet në shtëpi, dy nxënësit mbledhin 1 kilogram plastikë me qëllim që tri herë në javë të mësojnë online.

Edhe Ymeri: Qeveria, në vend të librave duhet të ndajë laptopë për nxënësit Zgjedhjet 2025 Ymeri: Qeveria, në vend të librave duhet të ndajë laptopë për nxënësit

“Nëse mbledhim mbeturina, për mua është si punë bamirëse përveçqë paguajmë internetin”, thonë ata.

Stacioni i wirelesit është ide e Iing Solihin që shet bërllokun e mbledhur nga nxënësit për të paguar internetin që kushton 22 dollarë në muaj. Mirëpo sasia e gigabajtëve shpesh nuk mjafton që nxënësit të kryejnë detyrat e shtëpisë.

Miliona nxënës në Indonezi janë detyruar të mësojnë nga distanca, mirëpo kjo ishte sfidë e madhe për familjet e varfra.

Vullnetarët shkojnë në viset malore me një veturë të pajisur me internet.

Edhe Elon Musk lanson raketën që do t’i lidhë me internet miliona indonezianë Tech Elon Musk lanson raketën që do t’i lidhë me internet miliona indonezianë

Kështu ata u ofrojnë qasje nxënësve të cilët mund të përdorin edhe telefonat e ofruar nga vullnetarët.

Vetëm një në gjashtë shtëpi indoneziane kanë qasje në internet.