Fëmijët i janë kthyer shkollave të hënën në Mecklenburg-Vorpommern, shteti i parë në Gjermani ku ka filluar viti i ri shkollor pas pushimeve verore, shkruan Deutsche Welle.
Për herë të parë që nga mbyllja e shkollave shkaku i koronavirusit në mesin e marsit, 152.700 nxënës të shtetit sërish do t’i kthehen mësimeve të përditshme.
Rreth 400 nga 13 mijë mësues të shtetit gjenden në kategorinë e personave që janë më të rrezikuar nga COVID-19 dhe për këtë arsye do të punojnë nga shtëpia. Si pasojë, mësimi në distancë do të vazhdojë të luajë rol edhe në këtë vit shkollor.
Për të minimizuar rrezikun e infeksionit, nxënësit janë ndarë në grupe që nuk do të përzihen. Ndonëse në grupet ku janë nuk është kërkuar të mbahet distanca sociale. Po ashtu kërkohet të mbahen në godina.
Në disa ishuj në shtetin verior të Schleswig-Holsteint po ashtu ka nisur mësimi. Qyteti i Hamburgut do të ndjekë këtë rrugë të enjten, ndërsa shkollat në Berlin, në shtetin e Brandenburgut, dhe në shtetin verior të North Rhine Westphalia pritet të nisin vitin shkollor javën e ardhshme.