Tre persona, dy prej tyre fëmijë, janë vrarë në një sulm në një bllok banesash në qytetin lindor të Rubizhnes në Ukrainë, ka thënë kreu i autoritetit ushtarak të Luhanskut, raporton BBC të mërkurën.
“Tragjedia ndodhi në mbrëmje, kur ushtria ruse intensifikoi granatimet. Një predhë shpërtheu në katin e pestë”, tha Serhiy Haidai, duke shtuar se zjarri shpërtheu në një biznes dhe një institucion arsimor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRajoni i Luhanskut është një nga objektivat kryesore të ushtrisë ruse. Rusia tashmë e njeh këtë rajon si shtet në vete.
Në fundjavë Haidai tha se më shumë se 60 civilë ishin vrarë në rajon që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.
Një nga qytetet më të goditura është Severodontesku dhe kreu i ushtrisë rajonale tha se ishte rënë dakord për një korridor evakuimi si për atë qytet ashtu edhe për Rubizhne, por ai paralajmëroi njerëzit që përpiqeshin të largoheshin nga rreziku i bombardimeve të mëtejshme.