Botë

Fëmija sirian nxirret i gjallë nga rrënojat e tërmetit

I gjakosur dhe duke qarë, një fëmijë u nxor nga rrënojat pas tërmetit në Siri të hënën.

BBC-ja publikoi pamje të rënda të momentit kur ai u nxor i gjallë, në qytetin Azaz.

Tërmeti 7.8 shkallë të Rihterit goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën, duke lënë mijëra viktima e shumë të plagosur.

Autoritetet e emergjencës po bëjnë kërkim-shpëtimin e banorëve.

Për tragjedinë kanë reaguar institucionet ndërkombëtare dhe vendore.