Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nëna me djalin 10-ditësh shpëtohen nga rrënojat pas 90 orësh

Një foshnje e porsalindur dhe nëna e saj janë shpëtuar nga rrënojat e tërmeteve në Turqi, rreth 90 orë pas tërmetit të parë që goditi të hënën.

Foshnja 10-ditëshe me emrin Yagiz u shpëtua nga një ndërtesë e rrënuar në provincën Hatay. Videot tregojnë fëmijët që bartet gjatë natës në një batanije dhe më pas dërgohet në autoambulancë.

Nëna u tërhoq me barelë. Nuk u dhanë informacione për gjendjen e saj shëndetësore, raportoi Indexhr.

Nga e hëna janë numëruar mbi 21 mijë të vdekur në Turqi dhe Siri.