Lideri i një grupi të vogël të poligamive në afërsi të kufirit mes Arizonës dhe Utahs kishte marrë të paktën 20 gra, shumica prej tyre të mitura, dhe i ka ndëshkuar ndjekësit e tij të cilët nuk e trajtonin si profet, thuhet në dokumentet e sapo paraqitura të gjykatës federale, raporton agjencia “AP” të mërkurën.
Samuel Bateman, lideri i këtij grupi poligamik, më parë ka qenë udhëheqës i Kishës Fundamentaliste të Jezus Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Vonshme (FLDS). Sipas FBI-së, Bateman është financuar nga ndjekësit, burra të cilët po ashtu ia kanë dhënë edhe gratë e fëmijët e tyre.
Dokumenti i paraqitur të premten ka dhënë detaje të reja për ngjarjen që u bë publike për herë të parë në gusht të këtij viti.
Rëndojnë akuza edhe ndaj tri grave të Batemanit, Naomi Bistline, Donnae Barlow dhe Moretta Rose Johnson. Ato akuzohen se kanë ikur me tetë fëmijët e Batemanit të cilët u vendosën në kujdestari të shtetit të Arizonës. Fëmijët u gjetën javën e kaluar qindra kilometra larg Spokane të Washingtonit.
-
Sekti sekret i krishterë që detyroi nënat të hiqnin dorë nga foshnjat e tyre
-
Gates thotë se Epsteini i kishte bërë presion për lidhjet e tij jashtëmartesore
-
“I ftohtë si akull”: Vrasësi serik pranon vrasjen e tetë grave në Long Island
-
FBI-ja po e heton sulmin në Minneapolis si krim urrejtjeje anti-katolik
-
Greqia shkatërron grupin kriminal që po trafikonte gra kolumbiane