Drejtori i FBI-së, Christopher Wray deklaroi se gjurmët e gishtave dhe materiali i ADN-së ishin provat kryesore për arrestimin e Cesar Sayoc, i dyshuari kryesor për dërgesën e të paktën 13 pakove të dyshimta tek demokratët e nivelit të lartë.
Wray deklaroi në një konferencë për shtyp në Uashington se, “çdo pako kishte brenda saj një tub, një orë të vogël, një bateri, qark elektrik dhe një material energjik që supozohet të ketë qenë eksploziv”.
“Arrestimi i sotëm nuk do të thotë se situata është kthyer në normalitet”, tha Wray, duke shtuar se pako të tjera mund të vijnë me postë, transmeton ATSH.
“Po kryhet një hetim shumë aktiv. Ne besojmë se kemi kapur personin e duhur, por ka ende shumë pyetje që kërkojnë përgjigje”, tha ai.
-
FBI: ADN-ja në armën me të cilën u vra Charlie Kirk përputhet me të dyshuarin e arrestuar
-
Kapet në Angli një nga personat më të kërkuar nga FBI
-
Një grua ukrainase, e dyshuara kryesore për shpërthimin me bombë që tronditi Monacon
-
Një grup planifikoi sulm me dronë e snajperë në ngjarjen e UFC-së në Shtëpinë e Bardhë
-
Arrestohet James Harden