Romë, 21 korrik – Koreja e Veriut është goditur nga thatësira më e madhe që prej vitit 2001 duke dëmtuar rëndë prodhimin bujqësor, sipas një raporti të OKB-së të botuar dje.
“Sasia e reshjeve nën vlerën mesatare solli një rënie të prodhimit të të korrave të stinës, në muajin qershor si gruri, elbi dhe patatet, që u ulën me 30 për qind”, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të korrat janë një burim i rëndësishëm ushqimi gjatë sezonit maj-shtator dhe importet e ushqimit do të nevojiten gjatë tre muajve të ardhshëm”, tha FAO.
Një numër i panjohur personash nga Korea e Veriut kanë vdekur si pasojë e urisë gjatë viteve 1990-të, e shkaktuar nga kombinimi i thatësirës dhe krizës ekonomike.
Të dhënat kanë treguar se numri i të vdekurve varion nga qindra mijëra në disa milionë të vdekur.
Gjithashtu, në vitin 2001, vendi u godit nga thatësira më e gjatë e 300 viteve të fundit duke shkaktuar vdekjen e banorëve si pasojë e urisë.
“Situata e sigurisë së ushqimit në Korenë e Veriut pritet të përkeqësohet edhe më shumë, sepse shirat në korrik erdhën shumë vonë për të lejuar mbjelljen normale të prodhimeve kryesore të stinës , të korrura në mes të tetorit dhe të nëntorit”, njoftoi FAO.
Sipas Programit Botëror të Ushqimit (WFP), rreth 70 për qind e popullsisë së Koresë së Veriut ose 25, 1 milionë banorë “nuk e kanë të sigurtë ushqimin” që do të thotë se shumë persona vuajnë nga kequshqyerja kronike dhe se 1/4 e fëmijëve vuajnë nga mungesa e zhvillimit.
“Vendi është i prirur ndaj fatkeqësive natyrore dhe sanksionet e OKB-së në vend për programin e saj bërthamor kanë bërë përpjekje për ta ndihmuar atë gjatë vështirësive”, njoftoi WFP.