Rreth 500 të afërm të njerëzve që kanë vdekur si pasojë e COVID-19 kanë njoftuar të mërkurën se do të iniciojnë padi civile ndaj autoriteteve lokale dhe kombëtare, duke kërkuar 100 milionë euro në kompensim.
Padia civile, për të cilën paditësit thonë se do ta dorëzojnë në një gjykatë në Romë për pak orë, është kundër kryeministrit Giuseppe Conte, ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza, dhe guvernatorit të Lombardisë, Attilio Fontana, raporton Reuters.
Në Itali, nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gati 2 milionë raste. Janë regjistruar mbi 1.7 milionë vdekje. Italia një kohë ishte vendi më i goditur në botë me rritje rekorde të rasteve ditore.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Itali tejkalohet shifra prej 100.000 të vdekurve si pasojë e COVID-19
-
Shifra e të vdekurve nga COVID-19 në Itali më e lartë se që është raportuar, sipas një studimi
-
Shifra e të vdekurve nga COVID-19 në Itali kalon atë 70 mijë
-
Italia regjistroi sot mbi 138 mijë raste me COVID-19
-
India do t’i paguajë 674 dollarë familjarëve të çdo viktime nga COVID-19