Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Familja e të paralizuarës nga COVID-19 lejohet të apelojë kundër vendimit që ajo të vdesë

Të afërmve të një gruaje në të 50-at e saj, e cila mbeti me dëmtim në tru dhe e paralizuar pasi u infektua me COVID-19, u është thënë se mund të apelojnë kundër një vendimi se ajo duhet të lejohet të vdesë.

Gruaja u shtrua në Spitalin Addenbrooke në Cambridge në fund të vitit 2020.

Një gjykatës kishte vendosur në fillim të këtij viti se nuk mund të bëhej më shumë për të dhe trajtimi që e mban në jetë duhet të përfundojë.

Familja e saj e kundërshtoi atë vendim dhe gjykatësit e apelit tani kanë thënë se çështja duhet të rishikohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Specialistët që trajtojnë gruan, të cilën mjekët e kanë cilësuar si pacienten më të komplikuar me COVID-19 në botë, kishin thënë se trajtimi i mbështetjes që po e mban në jetë duhet të përfundojë.

Edhe Pandemia COVID-19 zvogëloi fuqinë e trurit te personat mbi 50 vjeç Lifestyle Pandemia COVID-19 zvogëloi fuqinë e trurit te personat mbi 50 vjeç

Ata thanë se nuk mund të bënin asgjë për ta përmirësuar "ndonjë aspekt të gjendjes së saj" dhe se trajtimi po i shkaktonte shqetësim dhe i shtonte "barrën".

Gjyqtari Justice Hayden, fillimisht shqyrtoi provat në një gjyq të Gjykatës së Mbrojtjes, ku gjyqtarët mbikëqyrin seancat e përqendruara te të rriturit të cilëve u mungon aftësia mendore për të marrë vendime.

Ai tha se ishte hera e parë që një gjykatës kishte shqyrtuar një çështje fundi të jetës si rezultat i COVID-19.

Gjykata dëgjoi se gruaja, e cila ishte mbipeshë dhe kishte probleme shëndetësore, shkoi në spital me simptoma të COVID-19 në dhjetor 2020.

Përfaqësuesja e spitalit, tha se gruaja ishte "pothuajse tërësisht e paralizuar" dhe kishte dëmtim "të rëndë" të sistemit njohës.

Edhe Depresioni post-COVID: Simptomat dhe trajtimi për të Lifestyle Depresioni post-COVID: Simptomat dhe trajtimi për të

Hayden arriti në përfundimin se trajtimi duhet të ndalojë deri në fund të tetorit, shkruan BBC.

Familjarët e gruas nuk u pajtuan dhe thanë se asaj duhet t'i jepej më shumë kohë.