Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Prindërit britanikë humbin betejën për ta mbajtur në jetë djalin 12 vjeç

Prindërit e një 12-vjeçari, i cili mbeti në gjendje kome pasi pësoi dëmtim “katastrofik” të trurit, humbës apelin për t’i ndaluar mjekët që t’i jepnin fund jetës së djalit të tyre.

Gjykatësit e Gjykatës së Apelit në Londër thanë se vendimi ishte në interesin më të mirë të Archie Battersbee, i cili u gjet pa vetëdije në shtëpi më 7 prill. Mjekët që e trajtuan besojnë se ai i vdekur klinikisht dhe thanë se vazhdimi i trajtimit me aparaturat që e mbajnë në jetë nuk është në interes të tij, raportoi AP të hënën.

Prindërit e tij e apeluan vendimin fillestar pasi nuk ishin pajtuar me mjekët.

Një nga gjykatësit e përshkroi se çfarë i kishte ndodhur Archiet ishte e “një dimensioni tragjik të pamatshëm”, por tha se provat mjekësore ishin të besueshme. Tha se vazhdimi i trajtimit vetëm do ta zgjasë vdekjen e tij.

Nëna e djalit tha se ajo ka parë shenja tek Archie, i cili është i lidhur me ventilator, që dy herë ka tentuar të marrë frymë pa ndihmën e ventilatorit në ditët e fundit.

Ajo tha se e gjeti djalin pa vetëdije në shtëpi dhe se beson se ai po merrte pjesë në një sfidë online.