Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua të premten me kreun e kompanisë turke “Baykar” dhe ka thënë se kompania do të ndërtojë një fabrikë në Ukrainë për të ndërtuar mjete ajrore pa pilot, shkruan Reuters.
Droni “Bayraktar TB2” i Baykar ka qenë jashtëzakonisht i popullarizuar në Ukrainë, ku ndihmoi në shkatërrimin e shumë sistemeve të artilerisë ruse dhe automjeteve të blinduara.
"Ne diskutuam detajet e ndërtimit të fabrikës Baykar në Ukrainë dhe prodhimin e mallrave të reja duke përdorur komponentë ukrainas", ka thënë Zelenskiy në një postim në Telegram pas takimit me shefin ekzekutiv të Baykar, Haluk Bayraktar, në Kiev.
Zelensky i dha Bayraktarit “Urdhrin e Meritës” në Ukrainë.
Rusia i është ankuar më parë Turqisë për shitjen e saj të dronëve në Ukrainë.
-
Ukraina nënshkruan marrëveshje me Turqinë për riparimin e dronëve
-
Shitja e dronëve Bayraktar, porositë janë mbyllur për 3 vjet
-
U hap fondacion për blerjen e dronëve “Bayraktar” për Ukrainën, kompania turke ia jep falas
-
Dronët turq, që janë bërë simbol i rezistencës ukrainase
-
Rusia i ankohet Turqisë për përdorimin e dronëve turq nga Ukraina