Fitorja e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të Shteteve Bashkuara është pritur me lehtësim në pothuajse të gjitha kryeqytetet evropiane.
Në sytë e tyre, presidenca e Donald Trumpit, që llogaritej si aleati kryesor i Bashkimit Evropian, u kthye në shmangie dhe agresion të madh.
Sidoqoftë, ndërrimi i pushtetit ka dhënë shenja për përmirësim të marrëdhënieve me Brukselin. Rrethanat në të cilat ka fituar Bideni kanë kthyer në kauzë bllokun evropian që të mësyjë përmirësimin e këtyre marrëdhënieve.
“Askush nuk është i mendimit se tani me Bidenin gjërat krejt papritur do të jenë të mrekullueshme. Me Trumpin shumë prej neve e pranojmë se jemi mbështetur te Amerika. Ky është një sinjal se sa larg do të shkojmë në rindërtimin e urave me Bidenin”, ka thënë një diplomat i lartë i Bashkimit Evropian.
Në disa aspekte, presidenca e Trumpit u prezantua në Evropë me vetëm një arsye: i zoti i Shtëpisë së Bardhë. Fakti se personi më i fuqishëm në botë vinte në dyshim Aleancën transatlantike e detyroi Evropën që të mendonte për realitete të hidhura.
“Lidhja me Evropën nuk ishte e përkryer para se Trumpi të merrte pushtetin. Presidentët Obama dhe Bush kishin kthyer sytë kah Lindja e Mesme dhe Kina. Evropa duhet ta pranojë se ‘trumpizmi’ nuk është mposhtur në këto zgjedhje dhe dikush si ai mund të vijë në pushtet pas katër vjetësh. Brukseli duhet të mendojë me kujdes për krijimin e një besimi të qëndrueshëm që mund t’i japë fund Trumpit 2.0”, ka thënë një zyrtarë i BE-së.
Zyrtarët në Bruksel janë të mendimit se Amerika po largohej nga BE-ja gjatë presidencës së Trumpit. Por, kjo e ka bashkuar edhe më shumë bllokun evropian.
Evropianët kanë folur shumë për autonominë strategjike sepse dyshonin në besimin ndaj SHBA-së nëse do të investonte në marrëdhënien me BE-në.
Në vitet e fundit Brukseli si synim e kishte fuqizimin e vetes në çështjet e sigurisë, ekonomisë dhe ngrohjes globale.
Mirëpo, sipas zyrtarëve të saj, që kanë folur në kushte anonimiteti, BE-ja nuk është në pozicion që të përballet me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën sa u përket çështjeve të sigurisë dhe ekonomisë.
Francezët kanë folur shumë për një fuqizim të Evropës karshi shteteve të fuqishme si SHBA-ja dhe Kina.
Por, këtë propozim nuk e kanë mbështetur shtetet evropiane dhe Franca ka mbetur e vetmuar.
Shumë evropianë janë të mendimit se Evropa në çështjet e jashtme kurrë nuk ka qenë më e bashkuar. Këtë e ka arritur duke iu falënderuar Trumpit dhe krizës së koronavirusit.
Në shumë çështje, shekulli 21 nuk ka qenë i mirë për Bashkimin Evropian. Por, tani kur Brexiti ka marrë fund dhe ka një president miqësor amerikan që përkrah bllokun evropian, viti 2021 i jep shpresë Brukselit për ta fuqizuar veten me ndihmën e SHBA-së.
Realiteti është se Brukseli duhet t’i mënjanojë problemet strukturore që kanë ekzistuar për dekada me radhë – diçka që për BE-në më e lehtë ka qenë ta bëjë në princip sesa në praktikë.