Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Evropa në protesta

Disa qytete evropiane janë përballur me protesta gjatë kësaj jave. Franca është epiqendër e protestave më të dhunshme për shkak se francezët nuk dëshirojnë ngritjen e moshës së pensionit për të cilën po insiston shumë presidenti Emmanuel Macron

(AP) - Qeveritë në Francë, Republikën çeke dhe në Itali gjatë kësaj jave janë përballur me protesta që çdo javë po ashpërsohen.

Kundërshtuesit e planit të Emmanuel Macronit për ta ngritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjet kanë dalë të shtunën nëpër rrugët e Francës për herë të dytë brenda javës.

Sindikatat e Punëtorëve shpresojnë se me forcën më të madhe të protestave të detyrojnë Qeverinë të dorëzohet rreth këtij plani. Vendosmëria e tyre është e lartë, mirëpo numri i protestuesve ka nisur të tkurret në ditët e fundit.

Grevat kanë bllokuar sektorët kyç të Francës, ndërsa më shumë se 1 milion njerëz kanë marshuar nëpër qytetet franceze të martën. Refuzimi i presidentit Macron që të takohet me udhëheqësit e sindikatave vetëm sa ka forcuar vendosmërinë e protestuesve.

Macroni u ka shkruar letër sindikatave, duke thënë se ka zgjedhur që francezët të punojnë pak më shumë me qëllim që të shmanget ulja e pensioneve.

Edhe Shpërthejnë protestat në Francë, dhjetëra të arrestuar Botë 10 muaj më parë Shpërthejnë protestat në Francë, dhjetëra të arrestuar

Policia është përplasur me protestuesit më ekstremë në disa qytete, sidomos në Paris. Ata kanë hedhur sprej ndaj disa protestuesve që u kanë vënë flakën kontejnerëve të mbeturinave dhe kanë shkatërruar pritoret e autobusëve.

Këto “elemente radikale” në gjuhën e policisë, u bashkohen protestuesve për të shkaktuar edhe më shumë probleme. Të shtunën janë arrestuar 30 persona.

Policia ka njoftuar se 48 mijë protestues ishin vetëm në Paris, ndërkaq Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se në krejt Francën morën pjesë 368 mijë protestues – numër shumë i ulët për dallim prej së martës kur 1 milion njerëz marshuan nëpër rrugët e qyteteve për të kundërshtuar planin e presidentit Macron.

Protestat janë mbajtur në kohën kur po debatohej në Senat ligji për reformën pensionale.

Qeveria është duke u ngutur pasi i duhet të respektojë afatin për votim që përfundon të dielën në mesnatë.

Mijëra çekë protestuan kundër qeverisë në Pragë. Ata janë tubuar për të shprehur pakënaqësinë kundër inflacionit të lartë teksa i kanë bërë thirrje shtetit që të ndalin përkrahjen ushtarake për Ukrainën.

Edhe Franca përballet sot me protestat më masive në vitet e fundit Botë 10 muaj më parë Franca përballet sot me protestat më masive në vitet e fundit

Protesta ishte thirrur kundër varfërisë, mirëpo kishte agjendë politike me protestuesit që bënin thirrje për dorëheqjen e qeverisë.

Partia joparlamentare që ka organizuar këtë protestë, ka fajësuar BE-në për ngritjen e madhe të çmimeve dhe i ka bërë thirrje qeverisë çeke që të mos dëgjojë bllokun evropian.

Edhe Ukraina ishte një çështje tjetër e protestës. Protestuesit kanë bërë thirrje për zgjidhje paqësore të luftës.

Republika çeke është përkrahëse e madhe e Ukrainës në luftën kundër Rusisë, duke i ofruar armë për ukrainasi dhe ka hapur kufijtë për më shumë se gjysmë milioni refugjatë.

Ndërkaq, mijëra italian kanë marshuar për të përkujtuar viktimat e fundosjes së një anijeje me refugjatë, në të cilën humbën jetën 75 persona.

Edhe Çekët vërshojnë rrugët në Pragë në protestën më të madhe kundër qeverisë që nga viti 2019 Botë 4 muaj më parë Çekët vërshojnë rrugët në Pragë në protestën më të madhe kundër qeverisë që nga viti 2019

Italianët kanë protestuar kundër qëndrimit të qeverisë në lidhje me migracionin.

Ata kanë thënë se qeveria nuk duhet të krijojë sfida sigurie dhe ligjore për refugjatët me qëllim që ta ndalin trafikimin e njerëzve.