Evropa do të vazhdojë të blejë naftë ruse përmes vendeve të treta nëse vendoset ndalim për importet, tha një zyrtar rus, shkruan Sky News.
Vladimir Dzhabarov i tha agjencisë së lajmeve RIA Novosti: "Ata thonë se nuk do të blejnë naftë nga ne. Epo, mos e blini, ne nuk ua japim me zor. Do ta blini akoma, vetëm përmes vendeve të treta. Nafta jonë është e njëjtë, vetëm më e shtrenjtë".
Deputeti shtoi se liderët evropianë janë “çmendur pak”.
Më herët, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, propozoi embargo ndaj naftës së papërpunuar ruse, që do të futet si pjesë e raundit të gjashtë të sanksioneve në përgjigje të pushtimit të Ukrainës.
Artikuj të ngjashëm