Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur të mërkurën në Parlamentin Evropian për propozimet për një raund të madh sanksionesh ndaj Rusisë, shkruan BBC. Von der Leyen ka thënë se propozimet e fundit përfshijnë ndalimin e plotë të importit të naftës ruse, duke shtuar: “Ne do ta heqim gradualisht furnizimin rus të naftës bruto brenda gjashtë muajve”.
“BE-ja do të planifikojë gjithashtu të ndërpresë produktet e rafinuara ruse deri në fund të vitit", ka thënë ajo.
Raundi i gjashtë i sanksioneve do të ndalojë tre transmetues shtetërorë rusë nga transmetimi në vendet e Bashkimit Evropian.
Në këtë raund do të futen në listë të sanksioneve, oficerët e lartë ushtarakë dhe individët e tjerë që kanë kryer krime lufte në Ukrainë, që nga fillimi i pushtimit në fund të shkurtit.
"Ne e dimë se kush jeni, ju nuk do të shpëtoni”, ka thënë Von der Leyen.
Von der Leyen konfirmoi se banka më e madhe ruse, Sberbank, do të shkëputet nga sistemi i transaksioneve bankare SWIFT.
-
BE-ja planifikon të ndalojë hyrjen në bllok të kujtdo që ka luftuar krah Rusisë në Ukrainë
-
Komisioni Evropian me paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, përshpejtohet ndalimi i gazit rus
-
Sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë synojnë bankat dhe sektorin energjetik
-
Von der Leyen: BE-ja po përgatit sanksione të reja për ta rritur presionin ndaj Rusisë
-
BE-ja miraton paketën e dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë