Rregullatori mjekësor evropian të enjten ka caktuar një takim të jashtëzakonshëm për 6 janar për të shqyrtuar aplikimin e Modernas për vaksinën kundër koronavirusit.
EMA kishte planifikuar fillimisht takimin për këtë çështje për 12 janar, raporton Reuters.
Para vaksinës së Modernas, Evropa më 23 dhjetor do të shqyrtojë aplikimin e BioNTech-Pfizerit, që tashmë ka nisur së shpërndari në Britani të Madhe.
Vaksina e BioNTech-Pfizerit është aprovuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ajo e Modernas është në të njëjtën rrugë.
Në gjithë botën, nga fillimi i pandemisë e deri tash janë regjistruar më shumë se 74 milionë persona të infektuar. Kanë vdekur 1.6 milionë.
Artikuj të ngjashëm
-
Amerika afër vaksinës së dytë anti-COVID
-
Moderna aplikon në SHBA dhe Evropë për aprovimin e vaksinës së saj për Covid
-
FDA-së i rekomandohet miratimi i dozës së tretë të vaksinës Moderna
-
EMA miraton vaksinën përforcuese antiCOVID
-
EMA në fillim të tetorit vendos për dozën e tretë të vaksinës anti-COVID