Zyra evropiane e statistikave, Eurostat, ka bërë të ditur se në vitin 2021 mbi 267 mijë azilkërkues morën mbrojtje në Bashkimin Evropian (BE), ndërsa përfituesit kryesorë ishin sirianët, afganët dhe venezuelasit, shkruan Anadolu Agency.
"Në vitin 2021 vendet anëtare të BE-së dhanë statusin e mbrojtjes për 267.360 azilkërkues, me një rënie prej 5 për qind krahasuar me vitin 2020", njoftoi Eurostat.
Pothuajse gjysma e aplikuesve që morën statusin e mbrojtjes ishin me kombësi siriane dhe afgane, respektivisht duke përfaqësuar 26 për qind dhe 20 për qind të numrit të përgjithshëm të aplikuesve.
Venezuelasit ishin grupi i tretë më i madh i përfituesve, me 5 për qind të të gjithë kandidatëve që fituan statusin e mbrojtjes.
Një e treta e kërkesave të pranuara u regjistruan në Gjermania, e ndjekur nga Franca dhe Italia.
Edhe
Numri i azilkërkuesve në Evropë arrin nivelin më të lartë në shtatë vjet
Po ashtu njoftohet se 23.255 aplikues morën statusin e mbrojtjes si të mitur të pashoqëruar, shifër 72 për qind më e lartë se sa ishte në vitin 2020.
Rreth 24 për qind e të miturve të pashoqëruar janë regjistruar në Austri, ndërsa Gjermania dhe Bullgaria të dyja së bashku pritën 14 për qind të numrit të përgjithshëm të refugjatëve të rinj.
-
Afro 1 milion kërkesa për azil brenda BE-së vetëm gjatë vitit 2022
-
Gjermania nuk kryeson më në BE për azil – Franca dhe Spanja pranojnë më shumë kërkesa
-
BE-ja propozon t’i kthejë më shpejt në Kosovë: Çka thonë të dhënat për azilkërkuesit?
-
Rritje prej 108 për qind të azilkërkuesve nga Kosova, disa vende të BE-së shprehen të shqetësuara