Valerii Zaluzhnyi, komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës, publikoi një video të titulluar “Është koha për të marrë atë që është e jona”, e cila ka për qëllim ngritjen e moralit të ushtarëve para kundërsulmit që pritet ta nisin ukrainasit në Bakhmut.
E titruar në gjuhën angleze, videoja është shpërndarë në Twitter nga këshilltari i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Garashcheko. Në fokus të videos, përveç mesazhit, janë edhe tanket “Leopard 2”, që i janë dhuruar Ukrainës.
Videoja u frymëzua nga një lutje e shkruar nga nacionalisti Osyp Mashchak pothuajse 100 vjet më parë. Tema kryesore e lutjes moderne është “Ukrainë, ma beko vendosmërinë time për këtë fitore...”.
VIDEO:
Valerii Zaluzhnyi, Commander-in-Chief of the Ukrainian Army, published a video titled "Time to take back what is ours" - a prayer for liberation of Ukraine.
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) May 27, 2023
The video was inspired by a prayer written by Osyp Mashchak almost 100 years ago. The main theme of the modern prayer is… pic.twitter.com/u9t42rmyr5
Forcat ukrainase kanë zmbrapsur 25 sulme ruse ndaj pozicioneve të tyre në lindje të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit, ka thënë Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në informacionet e përditësuara për luftën të publikuara të shtunën.
Luftimet kanë vazhdar në dhe përreth qytetit lindor ukrainas të Bakhmutit, epiqendrën e luftës në Donetsk, përderisa Rusia po vazhdon të sulmojë këtë qytet dhe vendbanimet përreth me avionë, ka thënë ushtria ukrainase më 27 maj.
-
Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, shpërthejnë protestat në Ukrainë
-
Zelensky u kërkon aleatëve të NATO-s më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore
-
Ukraina do të kërkojë 20 miliardë dollarë shtesë nga aleatët për luftën kundër Rusisë
-
Ukraina thotë se këtë vit ka rikthyer mbi 600 kilometra katrorë territor të marrë nga Rusia
-
Konflikti në Lindjen e Mesme, aleatët kërkojnë ndihmën e Ukrainës