Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka qëndruar në Kajro të mërkurën për bisedime me homologun e tij egjiptian për të marrë mbështetje për kërkesat në rritje që Izraeli ta ndalojë luftën në Rripin e Gazës kundër Hamasit.
Vizita e Erdoganit vjen ndërsa lidhjet mes Ankarasë dhe Kajros janë rikthyer pas vite tensionesh dhe marrëdhëniesh të ngrira. Turqia për kohë të gjatë ka qenë mbështetëse e grupit “Vëllazëria Myslimane”, i cili ishte shpallur i jashtëligjshëm si organizatë terroriste në Egjipt.
Lideri turk arriti në kryeqytetin egjiptian pasi të martën vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe, raportoi AP.
Erdogani u takua me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah el-Sissi, në pallatin presidencial. Presidenca egjiptiane ka thënë se bisedimet janë fokusuar mbi marrëdhëniet bilaterale dhe sfidat rajonale, veçanërisht përpjekjet për ta ndalur luftën në Gaza.
Vizita e Erdoganit në Kajro është e para e tij në mbi një dekadë. Egjipti dhe Turqia u përplasën pasi ushtria egjiptiane në vitin 2013 e rrëzoi presidentin islamist, Mohammed Morsi, i cili rridhte nga “Vëllazëria Myslimane”, mes protestave masive kundër sundimit të tij përçarës.
Ankaraja e ndaloi së kritikuar qeverinë e el-Sissit gjatë vitit të kaluar pasi përpiqej të riparonte lidhjet e brishta me Egjiptin.
-
Erdogan: Sulmet e Izraelit mbi Liban e Siri kërcënojnë edhe Turqinë
-
Trumpi mbërrin në Egjipt për të nënshkruar marrëveshjen e paqes në Gazë
-
Erdogani e falënderon Trumpin që tregoi gatishmëri për marrëveshjen Izrael-Hamas
-
Erdogani niset për në SHBA, thotë se do t’i diskutojë "masakrat" e Gazës në OKB
-
Erdogani vlerëson vendimin e Trumpit për heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë