Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, thotë se Turqia do të vendos përmes një referendumi nëse dëshiron të vazhdojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në një intervistë dhënë të hënën në një televizion të Indisë, Erdogan ka akuzuar BE-në se nuk është “e sinqertë apo e ndershme” dhe po e detyron Turqinë të pres tek porta e saj, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Turqia do të zgjedh rrugën e radhës përmes një referendumi sikurse ai për Brexit”, tha Erdogan, transmeton Koha.net.
Turqia, me shumicë myslimane, ka nisur negociatat për anëtarësim në BE më 2005 por bisedimet kanë arritur pak progres.