Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Erdogan pret sot në Ankara Vlladimir Putinin

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin do të takojë sot homologun turk Rexhep Taip Erdogan në Ankara.

Kremlini tha se Putin dhe Erdogan do të ndjekin një ceremoni për fillimin e centralit të parë bërthamor të Turqisë, nëpërmjet videokonferencës. Objekti do të ndërtohet me bashkëpunimin rus.

Putin dhe Erdogan do të bisedojnë edhe për tregtinë dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik.

Më 4 prill, atyre do t’iu bashkohet edhe presidenti i Iranit, Hassan Rohani, për të biseduar për konfliktin në Siri, në të cilin tre vendet janë thellësisht të përfshira.