Partia e presidentit Recep Tayyip Erdogan ka pësuar humbje edhe në qytetin me të madh turk, atë të Stambollit. Sipas agjencisë turke të lajmeve “Anadolu”, opozita ka marrë 48.79 për qind të votave ndërsa AKP 48.51 për qind.
Rezultati në Stamboll ka rëndësi të veçantë pasi Erdogan e ka nisur atje karrierën e tij politike, si kryebashkiak në vitet ’90-ta. Veç të tjerash atje ai kandidoi me një emër të rëndësishëm, atë të ish-kryeministrit Benali Yildirim, shkruan Ksp.
Në zgjedhjet lokale të së dielës, për herë të parë në 25 vite, AKP humbi edhe kontrollin e Ankarasë. Në kryeqytetin turk, Partia Republikane e Popullit mori më shumë se 50 për qind të votave, me AKP e Erdogan në 47 për qind.
Erdogan madje ka humbur edhe qytetin e tretë më të madh të vendit, atë të Izmirit, si edhe Antalian, Adanan etj.
Pavarësisht rezultateve të pakënaqshme në qytetet kryesore në shkallë vendi, AKP e presidentit, në aleancë me lëvizjen nacionaliste MHP, ka marrë 51.63 për qind të votave ndërsa opozita 37.55 për qind.
-
Protesta në Stamboll në mbështetje të liderit të arrestuar të opozitës, Ekrem Imamoglu
-
Presidenti “i fortë” - luftë ndaj korrupsionit apo ndaj zërit opozitar
-
Protesta në Turqi pasi policia bllokoi selinë e partisë kryesore opozitare në Stamboll
-
Ish-drejtuesi i partisë kryesore opozitare turke zotohet ta sfidojë Erdoganin me parti të re
-
Policia turke arreston 13 opozitarë që zgjodhën udhëheqësin e rrëzuar