Kryetari turk Rexhep Tayyip Erdogan ka tërhequr vërejtjen se evropianët nëpër gjithë botën nuk do të mund të lëvizin lirshëm nëpër rrugë, transmeton koha.net.
Ai ka thënë se kështu do të jetë nëse europianët nuk do ta ndryshojnë qëndrimin ndaj Turqisë, ndërsa ka ftuar Europën të respektojë të drejtat e njeriut dhe demokracinë, njofton Reuters.
Turqia është në kontest me Gjermaninë dhe Holandën pasi këto dy vende ndaluan ministrat turq t’iu drejtohen qytetarëve nga Turqia që jetojnë atje.
"Nëse Europa vazhdon kështu, asnjë europian, në cilëndo pjesë të botës, nuk do të mund të lëvizë i sigurt nëpër rrugë. Ne, si Turqi, ftojmë Europën të respektojë të drejtat e njeriut dhe demokracinë”, ka, porositur Erdogan sot në Ankara.
-
Erdogani thotë se mund t’i ndajë rrugët me BE-në
-
BE-ja thërret ambasadorin turk pas deklaratave kërcënuese të Erdoganit
-
Erdogani kërkon nga protestuesit “t’i dinë kufijtë”
-
BE-ja i kërkon Turqisë t’i ruajë vlerat demokratike
-
Erdogan akuzon BE-në se nuk e ndihmoi mjaftueshëm në luftë kundër migracionit